Harduer

Sipas një studimi, Galaxy S4 është telefoni më i pëlqyer në treg

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Sipas një studimi, Galaxy S4 është telefoni më i pëlqyer në treg

galaxy s4Nëse do të merrej reagimi i personave të shumtë përgjatë internetit që kanë ndjekur lëshimin e Samsung Galaxy S4, do të ishte e qartë që përdoruesit e pëlqejnë shumë pajisjen.

Sipas The Daily Mail, sipas analizave të bëra të reagimeve në rrjetet shoqërore, blogje dhe forume, grupi We Are Social ka gjetur që vetëm 11 për qind janë ankuar në lidhje me këtë pajisje.

Ndërsa iPhone 5 në fakt radhitet si pajisja “më e urryer” në treg, ku 20 për qind e të gjitha postimeve që kanë të bëjnë me të ankohen. Kjo është në fakt një “urrejtje” më e madhe se pajisjet e tjera si BlackBerry Z10 që ka 18 për qind dhe Nokia Lumia 920, që ka 15 për qind.

Mund të themi që ky studim nuk mund të quhet edhe aq bindës, por ofron një paraqitje të shkurtër për reagimin e katër smartfonëve madhorë nga katër platforma madhore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>