Harduer

Sipas raportimeve, Apple po teston një iPad dhe iPhone më të madh

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
Sipas raportimeve, Apple po teston një iPad dhe iPhone më të madh

Apple po teston një iPad 13-inç si dhe një iPhone me ekran më të madh. Kështu raportohet nga Wall Street Journal, të cilët citojnë burime zyrtare nga prodhuesit azitikë të kompanisë.

Sipas raportimeve, Apple po përpiqet të prodhojë një iPad me ekran që është “shumë pak më i vogël se 13-inç,” së bashku me iPhone me ekrane të papërcaktuar, por gjithsesi me ekrane më të mëdha se ato të iPhone 5 (4-inç).

Por sipas disa informacioneve të pa konfirmuara, gjithashtu flitet se ka filluar puna mbi iPad dhe iPhone e madh, ku në fakt më tepër është zvarritur kohët e fundit, pasi mesa duket, kompania nuk është e sigurt nëse dëshiron vërtet t’i prodhojë ato.

Dikur, Steve Jobs e përjashtoi mundësinë e një iPad-i dhe iPhone-i me madhësi të ndryshme nga ato origjinalet, megjithatë vitin e kaluar Apple prezantoi iPhone 5, i cili ishte më i madh se origjinali, si dhe iPad mini, më i vogël se origjinali.

Burimet e WSJ raportojnë po ashtu se Apple po planifikon të fillojë prodhimin masiv të një iPad-i të ri gjatë këtij muaji, i cili do të ketë ekran dhe rezolucion të njëjtë me aktualin 9.7-inç, por do të jetë më i hollë dhe më i lehtë. Lidhur me iPhone-in e radhës nuk ka të dhëna specifike, përveç faktit që Apple dëshiron ta ketë gati për ta dërguar për shitje në fund të gushtit. (PCWorld Albanian)

ipad

Lajmet e fundit>