Vëzhgim

Sipas rrjetit Twitter, Gjermania është shteti më i lumtur

Apr 6 2011
0 Shpërndarje
Sipas rrjetit Twitter, Gjermania është shteti më i lumtur

Alex Davies mori fjalët “happy” dhe “sad” dhe, në një aplikacion për ueb, ai i radhiti shtetet duke pasur parasysh vendin prej nga vinin cicërimat dhe përcaktoi se cilat vende ishin më në disponim.

Davies gjeti që përdoruesit gjermnaë të mikroblogut që postojnë më së shumti fjalët “Feliz” (“happy”) (i/e lumtur) dhe “Liebe” (“love”) (dashuri), në krahasim me përdoruesit nga shtetet e tjera. Shteti mik nga Bashkimi Evropian, Holanda, u radhit si vendi i dytë, e përcjellur nga Meksika dhe Shtetet e Bashkuara në vendin e tretë, respektivisht të katërtin.

Përdoruesit në Suedi ishin gjetur si përdoruesit që përdorin më së shumti fjalën “Sad” dhe “Pain” (Mërzi dhe Dhimbje), në krahasim me vendet e tjera që ka hulumtuar Davies.

Davies nuk i ka hulumtuar të gjithë përdoruesit e rrjetit Twitter, duke përfshirë në këtë pjesë edhe trojet shqiptare nga vijnë edhe një sërë cicërimash.

Shikojeni hartën e vendeve të hulumtuara./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>