Lajmet

Sipas studimit, spyware-t dhe streaming po ulin piraterinë e muzikës

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Sipas studimit, spyware-t dhe streaming po ulin piraterinë e muzikës

Mesa duket njerëzit kanë filluar të mos vjedhin më muzikë siç bënin dikur. Në shumë raste kjo ndodh pasi nuk kanë arsye pse.

Të paktën kështu raportohet nga NPD Group, të cilët sapo kanë paraqitur studimin e tyre mbi muzikën me temën “Annual Music Study 2012.” Raporti tregon se numri i skedarëve muzikorë të shkarkuar në mënyrë jo të ligjshme është ulur me 26% në vitin 2012 krahasuar me 2011-n. Për më tepër, 40% e njerëzve të pyetur që shkarkonin ilegalisht muzikë në vitin 2011 u shprehen se nuk e bënin më këtë gjë në 2012-n.

Por cila është arsyeja që fshihet prapa kësaj uljeje masive në piraterinë e muzikës? Sipas sondazhit, një nga motivet kryesore janë shërbimet pa pagesë të muzikës, si për shembull Spotify. Rreth gjysma e njerëzve që nuk shkarkonin më muzikë ilegalisht, citonin si arsye një prej këtyre shërbimeve.

“Mes faktorëve të tjerë, rritja e shërbimeve të ligjshme të tipit streaming ka qenë një ndër alternativat më të mira në rastet kur përdoruesit përdornin më parë rrjetet P2P për të shkarkuar muzikë,” shprehet zëvendës presidenti i NPD, Russ Crupnick.

Kosova ka miratuar Strategjinë Kundër Falsifikimit dhe Piraterisë

Ajo që është po aq interesante është fakti se 44% e të pyeturve nuk kopjonin më as CD-të e miqve në kompjuterin e tyre. Ky fakt është logjik në fund të fundit: pse t’u kërkosh të tjerëve CD-të kur ke akses në shërbime muzikore?

Nga ana tjetër, 20% e përdoruesve u shprehën se nuk shkarkonin më muzikë ilegalisht për shkak se faqja e tyre e preferuar ishte mbyllur ose sepse faqe të tilla janë të mbushura me viruse apo spyware. (PCWorld Albanian)

music-piracy

Lajmet e fundit>