Lajmet

Sipas zhvilluesve të aplikacionëve, Google Play ekspozon shumë informacione personale

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Sipas zhvilluesve të aplikacionëve, Google Play ekspozon shumë informacione personale

Dan Nolan, një zhvillues aplikacionesh për Android në një nga postimet e tij në blog ka paralajmëruar klientët lidhur me sigurinë e të dhënave në Google Play.

Sipas tij të dhënat personale (emri, adresa email etj) të çdo personi që blen një aplikacion apo edhe në rast se blerja anulohet ruhen automatikisht në llogarinë e zhvilluesit të aplikacionit.

Këto informacione i transferohen zhvilluesit të aplikacionit pa ia bërë më parë të ditur këtë gjë. Në kontratën e vet të privatësisë Google thotë: “Ne do të ndajmë informacionet tuaja personale me kompanitë, organizatat apo individët e jashtëm pasi të kemi marrë më parë aprovimin tuaj.

Ju keni të drejtën e përzgjedhjes së opsionit të ekspozimit të të dhënave personale sensitive ose jo.”

Megjithatë njerëzit deri tani nuk e shohin këtë gjë si një problem serioz, ndërsa përsa i përket vetë Google nuk ka deklaruar ndonjë koment zyrtar. Sipas një burimi të jashtëm kjo është një prej politikave të vjetra të Google dhe është e rëndësishme për qëllime taksash.

Zhvilluesit e aplikacioneve janë “tregëtarë rekord” që do të thotë se nuk kanë nevojë për informacionet e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Sipas një analisti adresat e email-ve ndonjëherë janë të rëndësishme për të njoftuar klientët në rast se ndodh një kompromentim kodi apo ndërhyrje e pautorizuar tek të dhënat. Informacionet e tjera personale mund të duhen për faturat ose thjesht për mbajtje rekordesh.

Nga ana tjetër ka ekspertë të tjerë të privatësisë që e përcaktojnë këtë si praktikë të rrezikshme, pasi mund të ndodhë që një kriminel kibernetik të krijojë një aplikacion në Google Play vetëm për të siguruar të dhëna personale të njerzve të ndryshëm. (PCWorld Albanian)

google play

Lajmet e fundit>