Lajmet

Sipërmarrja inovative bullgare Jumpido ka arritur të ketë sukses menjëherë

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Sipërmarrja inovative bullgare Jumpido ka arritur të ketë sukses menjëherë

Kudo nëpër botë po nxitet gjithnjë e më tepër zhvillimi i sipërmarrjeve inovative (startups) duke mbështetur dhe financuar idetë e tyre për të përmirësuar jetesën e njerëzve dhe për të siguruar inovacion në shoqëri.

Këtu nuk përjashtohet as Shqipëria, që për të dytin vit radhazi organizon eventin Startup Weekend Tirana

Sigurisht projektet dhe idetë e reja që ndihmojnë zhvillimin e edukimit kanë një status të veçantë në këto evente pasi do të funksionojnë në mbështetje të një prej fushave më të rëndësishme të shoqërisë.

Pikërisht këtë koncept ka dhe Jumpido, një sipërmarrje e lançuar në fillim të këtij viti në Bullgari e cila ka arritur të përfshijë në klientelën e vet një numër të konsiderueshëm shkollash të vendit. Ideja e kësaj sipërmarrjeje është përdorimi i disa lojërave (aktualisht 6) të dizajnuara për të kombinuar ushtrimet fizike me argëtimin si dhe njëkohësisht punohet për simulimin e problemave matematikore.

Janë mësuesit ata që përzgjedhin programin për studentët dhe më pas softueri monitoron performancën e tyre dhe përshtat përmbajtjen e lojës sipas rastit. Këto lojëra janë implementuar me ndihmën e sistemit me sensorë lëvizjesh Kineckt i Microsoft. Pavarësisht se ky shërbim është lançuar vetëm para pak muajsh Nimero, kompania që qëndron pas këtij shërbimi ka arritur të krijojë lidhje me plot 35 shkolla në Bullgari dhe po planifikon përhapje edhe në tregun e Turqisë.

E ardhmja e kësaj sipërmarrjeje pritet të jetë akoma edhe më tepër e suksesshme pasi edhe fondacioni LAUNCHub që ka për synim mbështetjen e sipërmarrjeve të tilla pritet të investojë së shpejti një shumë të konsiderueshme tek Jumpido.

Arsimi në Shqipëri ka shumë nevojë për investim. Ndoshta kjo sipërmarrje do të shërbejë si një shembull pozitiv për të nxitur sipërmarrje të ngjashme edhe në vendin tonë. (PCWorld Albanian)

jumpido

Lajmet e fundit>