Analiza

Sipërmarrja në Ballkan, një rajon pak i njohur por mjaft joshës

Apr 2 2015
0 Shpërndarje
Sipërmarrja në Ballkan, një rajon pak i njohur por mjaft joshës

balcans_startup_sceneSipërmarrja dhe Ballkani? Në fakt ky rajon Europian po përjeton një ekspansion të fuqishëm të ekosistemit të startupeve. Që nga shoqatat e biznesit gjer tek projektet inovative, që të gjitha janë të mirëpritura.

Është dikush që e njeh më së miri këtë ekosistem dhe ai quhet Kushtrim Xhakli, një sipërmarrës kosovar me profil ndërkombëtar dhe organizator i eventit të përvishtshëm Doku:Tech. Kjo shfaqje e botës së teknologjisë, pjesë e festivalit ndërkombëtar Doku:Fest, shërben si një promotor i vërtetë për shtetin më të ri të botës, Kosovën. Doku:Tech sjell nga gjithë bota një numër të konsiderushëm folësisht dhe këtë vit, Kushtrimi shpreson të tërheqë më shumë se 30 folës për të diskutuar mbi sipërmarrjen e lirë por duke mos lënë hije as tema të tilla si privatësia, interneti i gjërave dhe konektiviteti. Doku:Tech tashmë ka fituar përgëzime të shumta edhe nga takime të ngjashme organizuar në rajon si Spark.me, një event ky i cili hostohet në Malin e Zi dhe në panel të diskutimeve kanë rezultuar shumë herë folësa nga kompani si WordPress, Dropbox dhe Skype.

Për Kushtrimin, ngërçi i madh i ekosistemeve të startupeve në vendet e Ballkanit është mungesa e një baze ligjore specifike për këtë sektor. “Ka njerëz që vinë nga sektori i ndërtimit dhe bumit industrial të cilët duan të investojnë para në starup,” u shpreh ai. Kushtrimi vuri theksin e fuqishëm në faktin se qeveritë e vendeve mendojnë se vendet e reja të punës krijohen nga investitorët e jashtëm duke harruar se këto vende pune krijohen edhe duke ndërtuar kushte favorizuese për startupet.

Kushtrim Xhakli është një nga themeluesit e “The Digital Kosovo”, një projekt i cili inkurajon uebsitet të njohin shtetin e Kosovës në mënyrë që të shfaqet në hartat si një vend i pavarur por edhe në shërbimet online siç ishte rasti më i fundit i Amazon.

Kaq shumë talente, kaq pak mundësi

“Vërej një numër të lartë talentesh,” tha Branko Milutinovic një sipërmarrës serb për vendet e Ballkanit. Branko është themeluesi i Nordeus, një kompani që zhvillon video lojëra dhe që nuk ka as më pak e as më shumë sesa kompania finlandeze e Angry Birds, Rovio. Nordeus ka zyrat qëndrore në Beograd si dhe zyra rajonale në Dublin, Londër, San Francisco dhe Shkup. Suksesi i vërtetë i kësaj kompanie është Top Eleven Football Manager.

Për ata që se dinë, Serbia ka një fond inovacioni financuar nga Bashkimi Europian me vlerë prej 6 milion Eurosh. Pikërisht nga ky fond, u lind VetCloud, një softuer mjaft i njohur menaxhimi për klinikat veterinare.

Gjatë viteve të trazirave dhe luftrave në Ballkan, mijëra të rinj emigruan nëpër vendet të tjera të botës, duke mësuar e fituar eksperienca, shpeshherë edhe në vendet ku ka lindur inovacioni. Pas vitesh emigrim tashmë janë kthyer për të vënë në jetë projekte të reja duke krijuar ambjente të mrekullueshme ku kultivohet inovacioni.

Por Kosova dhe Serbia nuk janë vendet e vetme në rajon që janë përkushtuar kaq shumë ndaj inovacionit. Kemi parë që në Sofie po ndërtohet një park teknologjik që do të lidhë bizeneset lokale me Universitetet. Kemi parë në Bosnia dhe Maqedoni disa nga startupet më premtuese si Kolikoo dhe G6 Solutions.

Mbase kjo çfarë folëm duhet tu shërbejë mjaftushëm si arsye për të hedhur sytë nga Ballkani. “Ndërsa Kushtrimi ka një mesazh të fundit motivues për të na thënë: Një nga përfitimet e të qënurit Ballkanas, është se jemi kaq të vegjël dhe mendojmë globalisht.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>