Lajmet

Sir Jonathan Ive preferon të qëndrojë te Apple

May 25 2012
0 Shpërndarje
Sir Jonathan Ive preferon të qëndrojë te Apple

Sir Jonathan Ive, i lindur ne Chingford të Londrës, ishte projektuesi i shumicës së produkteve më të njohura dhe më  të suksesshme të Apple.

Projektuesi kryesor i Apple, Sir Jonathan Ive ka ripohuar dëshirën e tij për qëndrimin te ky gjigant informatik.  Sir Jonathan foli pasi mori titullin Sir për shërbimet e tij në projektim (dizajnim) dhe iniciativë.  Ai tha se dëshiron të qëndrojë me “ekipin e njëjtë me të cilin kam pasur mjaft fat të punoj gjatë këtyre 15 viteve”. Vitin e kaluar qarkulluan fjalë se Sir Jonathan mund të braktiste kompaninë e Apple për t’iu dhënë mundësi fëmijëve të tij të shkollohen në Britaninë e Madhe.

Por, në një intervistë dhënë programit BBC Radio Four’s Today, Sir Jonathan, ai tha se do të qëndronte tek Apple për “të punuar në zgjidhjen e problemeve të njëjta që jemi munduar t’i zgjidhim 15 vitet e kaluara”.

Sir Jonathan është një nga arkitektët e disa produkteve më të suksesshme të Apple, përfshirë këtu edhe iPod-in dhe iPhone-in. Sikurse e përshkroi vetë, është si “ një pjesë e artit të shkëlqyeshëm dhe një pjesë e inxhinierisë. Ai tha për BBC-në, se puna e projektuesit të produktit tashmë është më e ndërlikuar se kurrë.

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>