Vëzhgim

Siri dyfishoi madhësinë e të dhënave të iPhone

Jan 7 2012
0 Shpërndarje
Siri dyfishoi madhësinë e të dhënave të iPhone

“Zëri është ndërfaqja përfundimtare njerëzore,” tha CEO i Arieso, Michael Flangan, në një intervistë në Londër. Njohja e zërit është duke i bërë konsumatorët që t’i përdorin funksionet e smartphone-ëve të tyre më shpesh, tha ai. Arieso i këshillon klientët si Vodafone Group Plc (VOD), Telefonica SA (TEF) dhe  Nokia Siemens Networks Oy në atë se si të menaxhohen rrjetet e wireless-it.

Apple e solli aplikacionin Siri, duke e pakëzuar si një asistent virtual personal, në përditësimin e vet të fundit të iPhone gjatë muajit tetor. Me pak fjalë të folura, kjo mundësi e iPhone i ndihmon përdoruesit që të organizojnë caktime, të shkruajnë porosi tekstuale dhe të shikojnë motin lokal. Arieso, i bazuar në Atlanta, tha që matur më shumë se 1 milion abonues përgjatë një rrjeti të vetëm evropian në hapësirat urbane dhe rurale, duke mos e identifikuar operatorin. Verizon Wireless, transportuesi më i madh amerikan, tha që gjatë kësaj jave që numri i iPhone-ëve të shitur u dyfishua në 4.2 milionë në çerekun e katërt të vitit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>