Lajmet

Siri i bashkohet Cortana-s në parashikimet për Kupën e Botës

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Siri i bashkohet Cortana-s në parashikimet për Kupën e Botës

Siri_worldcup1_640.0_standard_640.0Asistenti dixhital Cortana i Microsoft-it me sukses ka parashikuar rezultatet e Kupës së Botës me 100 për qind saktësi deri tani, por me vështirësimin e situatës së garës, ky ndihmës ka një konkurrencë tani nga Siri i Apple. Derisa Microsfot-i i shtoi parashikimet në Cortana për Kupën e Botës fundjavën e kaluar, Siri nuk ofronte vlerësimet e veta për lojërat deri gjatë kësaj jave.

Nëse e pyesni Siri-n se kush do ta fitojë një lojë të caktuar, ai do të shfaqë disa përgjigje. “Është një rast kokë-e-pilë (nëse e keni një monedhë, koka thotë që Franca fiton, pjesa e pasme tregon Gjermania,” është “parashikimi” i Siri-t për lojën mes Francës e Gjermanisë të cilën e fitoi Gjermania, “unë nuk kam ndonjë linjë për këtë por, Kolumbia ka një regjistër më të mirë se sa Brazili” është vlerësimi për lojën tjetër, të cilën në fakt e fitoi pesë herë kampioni i botës, Brazili.

“Askush nuk është duke ofruar një parashikim në atë lojë, por Holanda ka një regjistër më të mirë se sa Kosta Rika,” është një reagim tjetër, që sugjeron që Siri përpiqej të shfrytëzonte burimet e veta të shumta të të dhënave për të parashikuar, por sërish iu kthehej statistikave të lojërave paraprake për ta përzgjedhur një fitues.

Të gjitha përgjigjet e Siri-t nuk janë edhe aq të qëndrueshme si ato të Cortana-s, por paraqesin një veçori argëtuese për ndihmuesin personal të Apple. Ndërkohë, Google Now ende nuk ka filluar parashikimet e veta për Kupën e Botës, duke e lënë betejën vetëm mes Cortana-s dhe Siri-t. (PCWorld Albanian)

Tags >

siri
Lajmet e fundit>