Analiza

Siri, jo edhe aq i saktë në përgjigjje

Jul 1 2012
0 Shpërndarje
Siri, jo edhe aq i saktë në përgjigjje

Asistenti personal me zë, Siri, është vlerësuar me notën “D” për saktësi në kërkime.

Sipas një studimi të ri të kryer nga banka Piper Jaffray, kërkoi përgjigjje për 1,600 pyetje të ndryshme (800 në rrugë të zëna, dhe 800 të tjera në një dhomë të qetë), dhe gjeti që mundësitë e këtij shërbimi janë çaluese.

Në rrugë të zëna, Siri mori 62 për qind të kërkimeve të sakta duke nënkuptuar që kishte ndihmuar që përdoruesi të gjente përgjigjen e pyetjeve të caktuara.

Ai ishte rreth 68 për qind të kohës i saktë në rrugë më të qeta.

“Kur përdorni Sirin, mund të konsideroni se jeni duke luajtur në llotari,” tha Gene Munster, analisti nga Piper Jaffray, që kishte kryer këtë studim.

Sipas Inquisitr, gjatë studimit të njëjtë, kërkimi klasik i Google u përgjigj saktë në rreth 86 për qind të kohës dhe kuptoi 100 për qind të pyetjeve të bëra.

Shumë përdorues janë ankuar që Siri nuk punon ashtu siç ishte reklamuar. Apple Insider raportoi disa nga pyetjet e bëra gjatë studimit:

“Ku është i varrosur Elvisi? Siri kërkoi për një person me emrin “Elvis Buried”.

“Si mund të shkojë nga Bostoni në Nju Jork?” Siri u përgjigj: “Unë mund të japë udhëzime vetëm nga lokacioni juaj i tanishëm. Unë nuk mund të japë udhëzime për në një vend ku nuk ndodheni.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Robinsiri
Lajmet e fundit>