Lajmet

Siri me një kundërshtar tjetër, Robinin

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Siri me një kundërshtar tjetër, Robinin

Asistenti personal me zë i kompanisë Apple, Siri, është mjaft i mirë kur provon që t’ju lësh mbresa shokëve ose kur dëshiron të gjesh parashikimin për motin, por nëse bëhemi të sinqertë, Siri nuk është edhe aq i dobishëm.

Le të takohemi me rivalin e Sirit për Android, Robin.

Ju mund ta pyetni Robinin për drejtime, vende lokale, parkime në kohë reale, çmimet e karburantit, motin, lajmet nga Twitter dhe shumë më tepër.

Robin ishte ndërtuar më shumë për vozitës. Ky aplikacion është më së shumti i dobishëm prapa rrotave sepse ai ju ndihmon që t’i mbani sytë e juaj në rrugë dhe larg pajisjes suaj.

Robin madje mbështet edhe gjestet. Ju mund të valëzoni dorën tuaj dy herë në pjesën e përparme dhe përpara ekranit ose fshijeni pjesën e sipërme të telefonit tuaj, flisni dhe Robin do të ju përgjigjet.

PRWeb thotë, “Robin udhëheq frymëzim nga KITT i fashmëm i famës “Knight Rider”. Robin është gati të dalë si një lloj shumë personal i ndihmësit që bëhet mjaft i dobishëm teksa ai arrin të njohë ‘mjeshtrin’ e vet më mirë.

Për shembull, Robin do të jetë në gjendje që në mënyrë aktive t’i njoftojë vozitësit për trafikun ose kamerat e shpejtësisë, bazuar në njohuritë e tij të programuara dhe mostrave të vozitjes.”

Megjithëse është ende në fazën testuese, Robin funksionon mjaft mirë dhe ka marrë mjaft lëvdata nga vëzhguesit.

Robin është falas në dyqanin Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>