Lajmet

Siri mund të vijë shumë shpejt për Mac

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Siri mund të vijë shumë shpejt për Mac

Tashmë Siri do të jetë një karakteristikë jo vetëm e sistemeve mobile të Apple, por funksionalitetet e tij do të shtohen edhe në sistemin e kompjuterave, Mac. Por nga vjen ky lajm?

Si gjithmonë, nuk ka asgjë zyrtare nga Apple – është ende shpejt për këtë! Por, ajo që u ka rënë në sy gazetarëve në të gjithë botën, është një vend i ri pune që është postuar në faqen zyrtare të Apple në internet, sipas së cili kërkohet një profesionist që ka eksperiencë në Unix, veçanërisht edhe me OS X.

Pozicioni mban emrin “Siri UI Engineer”. Postimi u hoq sapo u zbulua nga mediat (TechCrunch and Apple Insider) dhe nëse kërkoni me fjalën ‘Siri’ në bazën e të dhënave në Apple mund të gjeni thjesht pozicione të tjetra që lidhen me asistetin virtual.

Thashethemet se Siri do të vijë së shpejti edhe për OS X qarkullojnë në internet prej disa kohësh. Në versionin 10.8 të “Mountain Lion,” të gjithë Mac-ët kanë të përfshirë një softuer diktimi dhe logjikisht, Siri duhet të jetë hapi i rradhës.

E njëjta gjë ndodhi edhe me iPad-in; fillimisht në versionin iOS 5.1 u shtua diktimi dhe në iOS 6 u përfshi edhe Siri.

Duke u bazuar në kriteret e nevojshme për pozicionin e lartpërmendur, mund të themi se funksionalitetet e Siri-t do të jenë më të zgjeruara në Mac. Sipas Apple Insider, Siri-n mund ta konsiderojmë si një sistem operativ në miniaturë, brenda Mac-ut.

Pjesë të tjera të kërkesave sugjerojnë se Siri për OS X mund të ketë integrim më të madh me aplikacione të tjera – diçka që ka ecur me hapa të ngadaltë në iOS. Për shembull, gjatë punës në një editues fotosh, ju mund t’i thoni ta bëjë atë më të turbullt dhe Siri do të aplikonte filtrin e duhur. (PCWorld Albanian)

siri

Tags >

Macsiri
Lajmet e fundit>