Lajmet

Siri-t i shtohet zëri mashkullor dhe karakteristika të tjera

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Siri-t i shtohet zëri mashkullor dhe karakteristika të tjera

Përdoruesit e iPhone, të cilët mund të jenë mërzitur me zërin femëror, do të kenë mundësi të zgjedhin tashmë opsionin e Siri-t në versionin mashkullor.

Apple prezantoi gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Zhvilluesve (Worldwide Developers Conference) në San Françisko se përditësimet e Siri-t së bashku me iOS 7 do të vijnë në vjeshtën e këtij viti.

Versioni britanik i Siri-i ishte i vetmi që kishte zë mashkullor (zëri i një ish – gazetari të teknologjisë). Përveç dizajnit të ri, i cili përfshin një imazh në formë vale në fund të aplikacionit i cili tregon se kur po bëhet përpunimi i rezultateve, Siri do të ketë edhe një opsion për përdoruesit për të kaluar nga marrja e përgjigjeve me zërin femëror tek ai me zërin mashkullor.

Siri do të integrohet edhe me Wikipedia-n dhe rezultateve nga Bing – motori i kërkimit të Microsoft-it, diçka që vjen si një mesazh i hapur ndaj rivalëve të Google. Për më tepër, tani do të keni mundësi ta pyesni Siri-n se çfarë thonë njerëzit në Twitter.

Asistenti virtual zanor integrohet edhe me Apple iTunes Radio, i cili është shërbimi më i ri i Apple që ofron muzikë streaming. Përdoruesit do të kenë mundësi për shembull të pyesin “Who plays that song” (Kush e luan atë këngë), ose “Play more like this” (Luaj këngë të ngjashme me këtë) dhe rezultatet do të shfaqen menjëherë. (PCWorld Albanian)

sir

Tags >

Applesiri
Lajmet e fundit>