Lajmet

Siria pa internet për shtatë orë

Mar 23 2014
0 Shpërndarje
Siria pa internet për shtatë orë

syria_blackoutPërdoruesit në Siri kanë kaluar shtatë orë pa pasur mundësi që të lidhen me internetin. Kjo ka ndodhur të enjten në mëngjes kur një numër kompanish që monitorojnë internetin dhe përdorimin e tij në vendet e botës, raportuan një ndalim të trafikut të internetit në Siri. Edhe pse kjo e dha njëfarë alarmi në komunitetin e rrjetit dhe ndikoi në njëfarë shqetësimi për vendin, ende nuk është e qartë se kush e shkaktoi këtë apo ndonjë arsye pse u shkëput interneti në të gjithë vendin, tashmë në luftë civile prej më shumë se një viti.

Në të kaluarën ka pasur një numër sulmesh për të bllokuar aksesin në internet në Siri. Këtu kujtojmë sulmin e Anonymous dhe sulmet e herë pas hershme të Syrian Electronic Army, grupi i njohur i hakerave sirianë të mbështetur nga presidenti i vendit. Por pavarësisht referencave, duket se sulmi i së enjtes ka origjinë tjetër dhe të dhënat e deritanishme drejtojnë në dy vende burimi.

Një nga grupet e dyshuara për sulmin është grupi i quajtur “European Cyber Army” (ECA – Ushtria Kibernetike Evropiane) që e kanë marrë përsipër përgjegjësinë me anë të një postimi në Pastebin (http://pastebin.com/RBsgrhqM). Në postimin e tyre ata shkruajnë: “Siç mund ta keni vënë re, Siria është zhdukur nga faqja e internetit. Më poshtë janë arsyet tona; SHBA është fatkeqësisht një aleat i Bashkimit Evropian, që do të thotë se çdo sulm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një sulm direkt ose një kërcënim ndaj nesh. Ushtria Elektronike Siriane është një kërcënim i rrezikshëm për ekonominë globale dhe për mirëqenien e të gjitha kombeve. Ne e kemi paralajmëruar SEA-n se kjo do të ndodhte. Ata na injoruan dhe vazhduan të kishin shënjestra amerikane dhe evropiane. SEA është një rrezik serioz. Një rrezik duhet të neutralizohet para se të përhapet si një sëmundje.”

Grupi tjetër që dyshohet të ketë bërë diçka në lidhje me sulmin është vetë qeveria siriane. Në një mesazh në agjencinë e lajmeve (që e kontrollon vetë qeveria) Syrian Arab News Agency, qeveria deklaron se “komunikimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe rrjeti i internetit u shkëput në të gjitha provincat për shkak të shkëputjes së një kablli të një fibre optike.”

Nuk është ende e qartë se cili nga këto skenarë është vërtet ai që shkaktoi ndërprerjen e “furnizimit” me internet në Siri për plot shtatë orën në të gjithë vendin. Të gjithë operatorët nuk e kishin mundësinë ta ofronin shërbimin herët në mëngjesin e së enjtes. Vetëm operatori TurkTelecom e kishte të mundur të ofronte internet dhe vetëm në qytetin Aleppo, më i madhi në vend. Një nga agjencitë e monitorimit të rrjetit, Renesys, komentoi se kjo nuk ishte diçka që nuk pritej dhe se agjencia e vlerëson internetin në Siri si në rrezik shkëputjeje përfundimtare. Herë të tjera të këtyre përmasave kanë ndodhur në nëntorin e vitit 2012 kur të gjitha tele-komunikimet u bllokuan (edhe telefonia) dhe gjithashtu edhe në maj 2013 kur me internetin dhe telefoninë mobile u bashkua edhe bllokim i shërbimit të rrjetit telefonik tokësor në të gjithë vendin. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>