Analiza

Sistemi Android, më fleksibël në orët inteligjente, TV dhe automobilat

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Sistemi Android, më fleksibël në orët inteligjente, TV dhe automobilat

moto-360-beautyshot-gray-metal-rgbGoogle vazhdon e shtyn Androidin drejt platformave të reja. Në një intervistë të kohëve të fundit me Re/Code, inxhinieri i Android për Google, Hiroshi Lockheimer hodhi dritë në planet e ardhshme të gjigantit të kërkimit për softuerët e famshme.

Lockheimer tha se liria e veprimit të makinave, tv, dhe orëve inteligjente mund të ndryshojë shumë shpejt pasi pritet që ato të bëhen më fleksibël.

Inxhinieri i Google tha se ora Asus Zen Watch do të jetë një nga të parat e cila mund ti rregullosh e ndryshosh karakteristikat e eksperiencës Android Watch. Lockheimer pranoi se nuk mund të ndërtosh një sistem operativ abstrakt prandaj Google fokusohet në sistemin operativ duke ju përshtatur harduerit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>