Harduer

Sistemi Ford Sync, i instaluar në 5 milionë makina

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Sistemi Ford Sync, i instaluar në 5 milionë makina

Sistemi i lidhjes Ford Sync është instaluar në 5 milionë makina, raportohet nga vetë kompania.

“Me numrin e smartfonëve që ka kaluar 1 miliard, presim që lidhja mobile do të vazhdojë të jetë një element bazë në strategjinë tonë të të ecurit përpara”,- u shpreh shefi i teknologjisë i Ford, Paul Mascarenas.

Ford bashkëpunoi me Microsoft-in në vitin 2005 për të krijuar sistemin Sync, i cili integron celularin e përdoruesit dhe i lejon atij të realizojë funksione të ndryshme, si p.sh të telefonojë apo të kontrollojë muzikën, përmes komandave zanore.

Sipas Microsoft-it, e ardhmja e Sync do të përfshijë opsione si lidhja në cloud, sensorët e brendshëm në makinë dhe përpunim për gjuhët natyrale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>