Harduer

Sistemi i muzikës së LG është perfekt për shtëpitë tuaja

Jan 4 2015
0 Shpërndarje
Sistemi i muzikës së LG është perfekt për shtëpitë tuaja

BN-GD354_LG_Mus_G_20141222205616LG Elextronics do të përditësojë sistemin e saj të muzikës wi-fi, Music Flow me disa opsione të reja surprizuese të cilat do i prezantojë në Concumer Elextronic Show në Las Vegas.

Kompania e njohur koreano-jugore ka njoftuar për prezantimin e një folësi të ri me wi-fi portabël krahas 3 të tjerëve.

Ashtu si sistemi i muzikës me wi-fi Sonos, dhe folësit mund të përdoren në mënyrë të pavarur dhe me pajisje të tjera. Ata transmetojnë muzikën nga smartfonët apo tabletët që kanë të instaluar aplikacionin Music Flow. Ky aplikacion bashkëvepron me platformat si Spotify, Rhapsody, TuneIn etj.

Por opsioni që po i lë të gjithë me gojëhapur është AutoMusic Play. Kur smartfoni apo tableti juaj afrohet në një distancë të caktuar me sistemin e muzikës , ai fillon të luajë muzikë automatikisht.

Diçka tjetër surprizuese është edhe aftësia për ti komanduar përmes tekstit folësit tuaj. Ky opsion i quajtur LG HomeChat i lejon përdoruesit ti dërgojnë mesazh folësit të tyre duke i kërkuar të luajnë buzik rrok apo të fiket muzika pas 1 ore. Madje përdoruesit mund të vendosin dhe alarme. Kompania premtoi se do ti prezantonte këto produkte të reja në eventin e CES, ku do të zbulojnë detaje të tjera mbi çmimin apo disponueshmërinë. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>