Lajmet

Sistemi i sigurisë së Blackphone thyhet vetëm për 5 minuta

Aug 12 2014
0 Shpërndarje
Sistemi i sigurisë së Blackphone thyhet vetëm për 5 minuta

gsmarena_001 (1)Një ndër telefonët me sigurinë më të lartë në treg Blackphone, i cili operon me sistem operativ Android Kitkat-toting u piratua për vetëm 5 minuta në konferencën e sigurisë BlackHat.

Ajo çka është interesante ishte se personi, i cili theu sigurinë e telefonit e arriti këtë pa pasur nevojë të zhbllokojë ose të nxjerrë jashtë funksionit programin që funksiononte në mbrojtje të tij.

Ai shfrytëzoi një të çare në sistemin e sigurisë për të arritur vjedhjen e të dhënave nga telefoni Ja vlen të përmendet se kjo “portë hyrëse” në telefon inteligjent Blackphone është rregulluar dhe se tani është thuajse e pamundur që ky veprim të kryhet përsëri.

I prezantuar në janar të këtij viti, Blackphone u cilësua si një telefon, i cili u lejonte përdoruesve të kishin kontroll të plotë mbi privatësinë e tyre. Prodhuesi i kësaj pajisjeje në atë kohë u mburr shumë me sigurinë e lartë që ky telefon përmban.

Duke konsideruar se kompania përdori si pikë kyçe sigurinë e lartë për të shitur këtë telefon, tashmë mund të themi se përdoruesit do ta shohin me dyshim blerjen e këtij telefoni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>