Lajmet

Sistemi iOS 7.1 do t’iu lejojë të largoni aplikacionet e padobishme

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Sistemi iOS 7.1 do t’iu lejojë të largoni aplikacionet e padobishme

Glitch-in-iOS-7.1-allows-you-to-say-goodbye-to-useless-apps-that-you-dont-wantDëshironi të hiqni disa nga aplikacionet që vijnë të instaluara me platformën iOS? Aplikacione të tilla si “Stocks” dhe “Newsstand” mund të hiqen tashmë dhe këtë veçori do ta sjellë iOS 7.1. Dhe pjesa më e bukur, një video në Youtube të tregon sesi mund të bëhet kjo tashmë. Ju duhet të siguroheni që keni versionin 7.1 të platformës iOS dhe thjesht ndiqni hapat e treguar në videon e mëposhtme.

Ju mund të largoni çdo aplikacion që vjen i instaluar me platformën iOS dhe të krijoni një folder me aplikacionet në të. Ju mund ta bëni këtë duke vendosur secilin aplikacionet në krye. Gjithashtu, edhe ndërfaqja “Home” duhet të jetë plot me ikona, dhe i vetmi folder në ekran duhet të jetë ai që ju keni krijuar për këtë qëllim. Tashmë ju duhet vetëm të mbani gishtin mbi ikonat që doni të largoni për të lançuar modalitetin “Wobble”.

Tani, merrni dy nga aplikacionet me modalitetin “Wobble” të aktivizuar dhe krijoni një folder tjetër duke “zvarritur” ikonat e aplikacioneve në krye të secilës. Tashme ju shtoni folderin e parë që krijuat me aplikacionet që doni të hiqni, në folderin e ri. Më pas largoni aplikacionet që ndodhen në folderin e dytë që keni krijuar.

Do të mbesë vetëm folder origjinal me aplikacionet e padëshiruara brenda folderit të dytë. Kur ju të ktheheni në ndërfaqen “Home”, folderi do të duket sikur është bosh. Gati përfunduam. Sigurohuni që ndërfaqja “Home” është plot dhe nuk ka asnjë folder veç atij që keni krijuar për këtë qëllim.

Zvarritni folderin që përmban aplikacionet e padëshiruara në ndërfaqen “Home” dhe do të zhduket si me “magji”. Nëse ju jeni konfuz në lidhje me atë çfarë folëm, kontrolloni videon më poshtë me hapat e përshkruar. Por duhet të dini se edhe pse aplikacionet janë zhdukur, ata akoma mbeten në telefon dhe akoma zënë hapësirë të dhënash në telefonin tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>