Lajmet

Sistemi me shumë monitorë që ju shmang shpërqendrimin

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Sistemi me shumë monitorë që ju shmang shpërqendrimin

EkranNjë grup ekranesh është një punë e mirë sepse të ndihmojnë kur ke shumë detyra njëkohësisht, por në të njëjtën kohë mund të jetë shumë shpërqendruese sidomos kur shoqëron me vëmendje 10 aplikacione të ndryshme.

Disa Kërkues nga Universiteti i St.Andrews thanë se kanë krijuar një sistem me shumë monitorë të quajtur, Diff Displays, që gjurmon se ku ti po shikon.

Ideja e këtij sistemi është të ofrojë ndihmë për të ruajtur energji dhe të zvogëlojë shpërqendrimet duke zbehur ekranet që ti nuk po i ndjek.

Diff Display përdor kamera të montuara tek monitorët për të zbuluar se tek cili monitor ti po sheh, ndërkohë që zbeh ekranet e tjera për të ruajtur energji.

Gjithashtu kur ti nuk po sheh sistemin ai po mban shënim për të gjitha lëvizjet e rëndësishme që ju mund ti shihni kur të rishikoni përsëri.

Ekzistojnë disa zgjidhje të gjurmimit të syve që përdoren në lojëra edhe në smartfonë, por Diff Displays mund të jetë një nga aplikacionet më të rëndësishme që ne kemi parë deri tani.

Grupi mbrapa Diff Displays e ka vendosur për shkarkim pa pagesë në internet vetëm për Windows. (PCWorld Albanian)

Tags >

ekran
Lajmet e fundit>