Analiza

Sistemi operativ Android Wear i Google dhe orët inteligjente

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Sistemi operativ Android Wear i Google dhe orët inteligjente

desktop-devicesNëse do t’ju kërkohej të bënit një “review” për kompjuterët e parë të tipit 5100 të IBM-së, ose le të supozojmë që Motorola publikon sot DynaTAC, si do të reagonit? Do të blinit një të tillë? Sigurisht që jo. Me siguri do të bënit ironi me përmasat, madhësinë, peshën, shpejtësinë dhe limitet. Ne tashmë e dimë që në ditët e sotme ekziston mundësia e të paturit të celularëve më të vegjël, më të shpejtë dhe më funksional. Për kohën të cilës i përkisnin këto pajisje përbënin një revolucion dhe për momentin ju do ta harronit se sa të rëndë ishin, se sa shumë peshonin sepse fundja duhet t’ia nisësh nga diçka.

Kohët kanë evoluar dhe tashmë kemi arritur deri te sistemi operativ Android Wear, i pari SO për orët inteligjente, i zhvilluar nga Google. Kompania Google i ofron Android Wear çdo prodhuesi që dëshiron ta trupëzojë, pa pagesë. Ndryshe nga Android-ët për celularë, prodhuesi nuk do të lejohet të modifikojë Androidin e orëve, por do të jetë i njëjti sistem operativ për të gjithë markat. Google e mori mësimin nga ajo çfarë pësoi. Tashmë në treg gjenden shumë versione të ndryshme të sistemit operativ Android për pajisjet mobile, aq shumë sa tregu është fragmentuar në mënyrë të pashpresë.

Dy orët e para Android janë hedhur në treg tashmë: LG G (230 $) dhe Samsung Gear Live (200 $). Të dyja mund të gjenden në Google Play Store. Një orë e tretë, orë rrethore e quajtur Moto 360, do të prezantohet nga Motorola në fund të kësaj vere. Këto lloj orësh janë të pavlera pa një telefon Android, sepse ato janë konceptuar si zgjatim i telefonit të personit. Për fat jo të mirë, orët Android kërkojnë telefonë që ekzekutojnë në Android 4.3 ose në versione të mëvonshme, dhe për momentin vetëm 27% e të gjithë telefonëve Android arrijnë të përballojnë këtë kërkesë. Kjo mund të vërtetohet duke klikuar këtu http://www.android.com/wear/check/, për të parë nëse janë të përputhshëm me orët. Me shumë mundësi, përgjigja do të jetë jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>