Lajmet

Sistemi operativ Cyanogen OS 12 mbërrin në smartfonin OnePlus One

Apr 15 2015
0 Shpërndarje
Sistemi operativ Cyanogen OS 12 mbërrin në smartfonin OnePlus One

12_blog_bodyFirma Cyanogen dhe OnePlus nuk janë aq pranë sa kanë qënë më parë por më fund Cyanogen OS 12 është bërë i disponueshëm për smartfonin OnePlus One. Ky lajm u publikua në mënyrë zyrtare nga vet Cyanogen përmes një postimi në Google+. Në krahasim me Lollipop, Cyanogen është i dizenjuar bazuar në stilim material candy dhe dhe përfshin disa karakteristika të reja funksionale që janë ekskluzive për Cyanogen.

Një nga risitë që sjell ky sistem operativ është një ‘motor i fuqishëm’ i quajtur App Themer, i cili i jep mundësi përdoruesve të kontrollojnë në cdo kohë se si duket ndërfaqja e smartfonit të tyre dhe të zgjedhin mes temave të larmishme falas por dhe me pagesë. Temat mund të shkarkohen në dyqanin online. Përvec këtyre ky version i përditësuar debuton me aplikacionin e ri të emailit të fuqizuar nga Boxer. Ky aplikacion sjell disa pëfitime si mbështetjen për Exchange, integrimin mes më shume se një llogarie, opsione të personalizuara etj. Këtë përditësim mund ta shkarkoni në këtë lidhje. Aktualisht OnePlus ofron për përdoruesit e saj sistemin operativ OxygenOS, një version i Android por shumë shpejt ata do të jenë në gjendje të zgjedhin mes OxygenOS dhe Cyanogen OS 12. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>