Lajmet

Sistemi operativ Huawei Emotion 3.0 UI është i ngjashëm me iOS 7

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
Sistemi operativ Huawei Emotion 3.0 UI është i ngjashëm me iOS 7

huaweiPamja e sistemit të ri operativ të kompanisë Huawei, Emotion 3.0 UI, është prezantuar ditën e djeshme. Mesa duket prodhuesit kinez kanë marrë dhe kanë përshtatur disa nga tiparet që ka sistemi operativ i kompanisë Apple në sistemin Emotion 3.0.

Pamja e vjetër e këtij sistemi operativ ishte me më shumë ngjyra, më shumë opsione dhe me më shumë ikona se ai i tanishmi. Kompania gjithashtu ka ndryshuar edhe mënyrën e shkrimit të shkronjave dhe mënyrën e ndryshimit të pamjes dhe figurës. Nuk ka asnjë të dhënë mbi datën apo pajisjen inteligjente ku do të përdoret fillimisht sistemi operativ Huawei Emotion 3.0 UI. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>