Lajmet

Sistemi operativ iOS 6.0.1 është gati për shkarkim

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Sistemi operativ iOS 6.0.1 është gati për shkarkim

Apple sapo ka lançuar përditësimin e sistemit operativ iOS 6.0, i cili rregullon disa probleme dhe i jep mundësi iPhone 5 të marrë përditësime të softuerëve përmes wireless-it.

Për të instaluar këtë përditësim, mjafton të hapni iTunes dhe ta shkarkoni që atje ose ta përditësoni sistemin përmes wireless-it.

Për ta bërë këtë, duhet të shkoni tek “Settings”, “Software Update”. Përdoruesve e iPhone 5 do t’iu kërkohet të shkarkojnë fillimisht një përditësues për të. Është ky aplikacioni që aktivizon përditësimet përmes wireless-it.

Përdoruesit e iPhone, iPod Touch dhe iPad, të cilët operojnë me iOS 6 mund ta marrin përditësimin duke shkuar në “Settings”, më pas “General” dhe në fund “Software Update”.

Ky përditësim përmban disa përmirësime dhe rregullime si:

– Rregullon problemin që ndalon iPhone 5 të instalojë përditësime të softuerëve përmes wireless-it

– Rregullon problemin që ndonjëherë nuk çaktivizon blicin

– Përmban përmirësime lidhur me sigurinë për iPhone 5 dhe iPod Touch (gjenerata e 5-të) kur ato lidhen me rrjetet e enkriptuara WPA2 Wi-Fi

– Rregullon një problem që në disa rrethana të caktuara nuk e lejon iPhone-n të lidhet në rrjetin e internetit të kompanisë telefonike

– Rregullon një problem me Exchange meetings, Passcode Lock etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>