Lajmet

Sistemi operativ misterioz Google Fuchsia braktis Linux-in

May 8 2017
0 Shpërndarje
Sot mësuam se sistemi operativ nuk është më një linjë komandash që kur u zbulua në Gusht. Google ka shtuar një ndërfaqe me një dizajn të bazuar në karta imazhet e të cilës u publikuan nga Ars Technica. Sistemi operativ misterioz Google Fuchsia braktis Linux-in Photo Source: ARS

Prej kohësh kemi ditur se Google po punon në një sistem operativ misterioz i njohur si Fuchsia. Por ndryshe nga Android dhe Chrome OS që janë të bazuara në Linux, Fuchsia është e ndërtuar mbi kernelin e ri të Google Magenta.

Sot mësuam se sistemi operativ nuk është më një linjë komandash që kur u zbulua në Gusht. Google ka shtuar një ndërfaqe me një dizajn të bazuar në karta imazhet e të cilës u publikuan nga Ars Technica.

Në videon e paraqitur mëposhtë do të merrni një paraqitje në fazat fillestare të Fuchsia. Ndërfaqja e cila ka pseudonimin Armadillo do të shërbejë si ndërfaqja kryesore e Fuchsia.

Kjo ndërfaqe një ditë mund të bëhet pjesë pse jo edhe e Android. Megjithatë sa i përket Fuchsia, në pamje të parë të jep përshtypjen e një sistemi operativ për telefonët dhe tabletët.

Aktualisht nuk dihen planet e Google me Fuchsia. A është një sistem operativ i cili do të zëvendësojë Android dhe Chrome OS? Apo thjesht një eksperiment? Me konferencën e zhvilluesve Google I/O që po afron, ekziston mundësia që Google të hedhë dritë mbi këtë projekt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>