Lajmet

Sistemi operativ open-source Jolla Sailfish tashmë suporton aplikacionet Android

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Sistemi operativ open-source Jolla Sailfish tashmë suporton aplikacionet Android

Kompania Jolla e fokusuar në prodhimin e pajisjeve mobile me sistemin operativ open-source Sailfish ka njoftuar se sistemi i saj ka integruar tashmë harduerin dhe ekosistemin e aplikacioneve Android.

Kjo do të thotë se kushdo që do të vendosë të blejë më vonë një smartfon Jolla do të ketë mundësi të instalojë në të edhe aplikacionet Android, një avantazh i vërtetë sidomos për ata persona që nuk janë përshtatur ende me këtë sistem të ri operativ.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionet Android në sistemin Sailfish nëpërmjet Google Play.

Mesa duket mund të përdoren dyqanet e tjera on line të aplikacioneve si p.sh Amazon.

Përveç konsumatorëve kjo aftësi e re e sistemit do të sjellë shumë përfitime dhe për vetë kompaninë Jolla pasi sistemi i saj open-source mund të tërheqë shumë prodhues të tjerë duke qenë se Sailfish mund të funksionojë në të gjithë smartfonat apo tabletët e dizenjuar për Android.

Smartfonët e parë Jolla janë lançuar në muajin maj të këtij viti dhe rezultuan të suksesshëm pasi e gjithë linja e tyre u shit. Linja e dytë do të fillojë të shpërndahet së shpejti. (PCWorld Albanian)

jolla-sailfish-os-android

Lajmet e fundit>