Lajmet

Sistemi operativ për smartfon Ubuntu planifikohet të lëshohet më 17 tetor

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
Sistemi operativ për smartfon Ubuntu planifikohet të lëshohet më 17 tetor

XvSmartfoni Ubuntu Edge mund të mos e ketë arritur qëllimin e vet as për së afërmi, por sistemi operativ Ubuntu Touch është larg nga “vdekja” dhe tani ai është planifikuar që të lëshohet më 17 tetor.

Kjo sipas një postimi të bërë në blog nga punëtori i Canonical dhe koordinatori i komunitetit për pyetje dhe përgjigje, Nicholas Skaggs, i cili tha që Ubuntu “është përkushtuar për të ofruar një fotografi” të sistemit operativ për pajisjet që i mbështet (Galaxy Nexus, Nexus 4, Nexus 7 dhe Nexus 10).

Kjo thuhet edhe nga një postim i bërë në listën postare të Ubuntu Phone Team që konfirmon se “telefoni 1.0 do të jetë një realitet” për katër javë e gjysmë. Ndërkohë, që të dy postimet kërkojnë që përdoruesit e interesuar të bëjnë shkarkimin e imazheve të tanishme dhe të raportojnë për vrima tek skuadra për pyetje dhe përgjigje për t’i ndihmuar ata që të rregullojnë çdo gjë përpara se të bëhet lëshimi në muajin tetor.

Sa i përket asaj se kur mund t’i shohim telefonët zyrtarë me Ubuntu Touch, Canonical premtoi se do të bëjë lëshimin e tyre në fillim të vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>