Lajmet

Sistemi operativ problematik i HP “WebOS” do të blihet nga LG

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Sistemi operativ problematik i HP “WebOS” do të blihet nga LG

LG WEB OsLG ka vendosur të blejë sistemin operativ WebOS të Hewlett-Packard jo për ta përdorur në smartfonët e vet por në televizorët “smart”.

Marrëveshja përfshin kodin e shkrimit të këtij sistemi, dokumentacionin përkatës dhe faqet ueb që lidhen me WebOS. Njëkohësisht LG siguron licencën për përdorimin e sistemit në produktet e veta dhe patentat që HP i ka siguruar nga Palm.

Veprimet financiare nuk kanë përfunduar akoma.

Blerja shënon fundin e një kapitulli të trishtuar të WebOS, një sistem operativ që dikur dukej premtues, por nuk u menaxhua ashtu si duhet.

LG nuk ka aspak ndërmend që ta përdorë këtë sistem në smartfon pasi në këtë drejtim ka bërë tashmë një zgjedhje dhe ky është pikërisht Android. LG kërkon që ta përdorë këtë platformë për të pasur sa më shumë sukses në prodhimin e televizorëve të së ardhmes.

Sipas CTO të LG Electronics WebOS do të hapë një rrugë të re për kompaninë për tu ofruar përdoruesve një përvojë intuitive dhe shërbimin e internetit në disa produkte elektronike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>