Analiza

Sistemi operativ Tizen për orët inteligjente ka në dispozicion mbi 1,000 aplikacione

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Sistemi operativ Tizen për orët inteligjente ka në dispozicion mbi 1,000 aplikacione

gsmarena_001Pajisjet inteligjente me veshje do të jenë qendra e fokusit në eventin IFA, ku do të konkurrojnë me njëra-njetrën shumë kompani të ndryshme teknologjike nëpërmjet produkteve të tyre. Sistemi operativ për pajisjet me veshje Android ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit, por Samsung ka deklaruar që orët inteligjente me veshje, të cilat përdorin sistemin Tizen kanë në dispozicion më shumë se 1000 aplikacione.

Në qoftë se ju nuk jeni shumë i dhënë pas pajisjeve me veshje, kontrolloni reklamat që ka bërë kompania për të festuar këtë rast. Ato shpjegojnë të gjitha përdorimet e tyre. Ditët e sotme orët inteligjente mund të kontrollojnë dietën tuaj, t`ju ndihmojnë të stërviteni, të kujdesen për orarin e gjumit tuaj si dhe të përkthejnë fjalë që ju nuk kuptoni nga bashkëbiseduesi.

1,000 aplikacione nuk mund të duken shumë, në qoftë se krahasohen me aplikacionet e App Store, të cilat e kalojnë shifrën prej 1 milion aplikacionesh. Megjithatë numri i aplikacioneve për Android Wear është shumë herë më i vogël, akoma nuk dihet ndonjë numër ekzakte. Këto 1000 aplikacione të Samsung mund të përdoren në orët inteligjente Galaxy Gear, Gear 2 dhe Gear 2 Neo, të cilat operojnë nëpërmjet sistemit operativ Tizen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>