Lajmet

Sistemi operativ Tizen shfaq disa probleme

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Sistemi operativ Tizen shfaq disa probleme

Operatorët mobil janë të pasionuar mbas sistemit operativ Tizen, por mesa duket duhet shumë punë përpara se të ekzekutohet tek smartfonët në fund të këtij viti.

Duke ndjekur Firefox OS këtë të dielë, Shoqata Tizen demostroi sistemin e saj operativ në Barcelonë. Ky demostrim përdorte një harduer të pa specifikuar nga Samsung me versionin 2.0 të sistemit të nxjerrë, por shfaqi disa probleme si për shembull, një shfletues që ngecte gjatë uljes edhe ngritjes së faqes. Suportuesit e tij, që përfshinin Orange, NTT DoCoMo, Samsung Electronics, Teknologjitë Huawei dhe Intel nuk u dukën të shqetësuar.

“Ne dhe konsumatorët tanë nuk po nxitojmë” tha Yves Maitre, zëvendës president i multimedias mobile edhe pajisjeve tek Orange. Si Orange dhe DoCoMo planifikojnë të shesin smartfonët e parë të bazuar në Tizen gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Projekti Tizen lindi në shtator të vitit 2011 kur Fondacioni Linux dhe Fondacioni Limo restaurojnë përpjekjet e tyre për tu përfshirë në kampet e Apple dhe Android, duke shkrirë MeeGo edhe Limo. Si një nga sistemet që do të sfidojë dominimin e Google edhe Apple, Tizen ka numrin më të madh të mbështetësve që duan të rrisin konkurencën në tregun e smartfonëve dhe në rastin e telefon bërësve të ulin varësinë ndaj Android.

Si mund të sjellim Android-in në Windows

Gjithashtu operatorët do të donin të mbështeteshin më pak në Apple. Më i rëndësishmi është Samsung, me dominimin e tij të madhë në tregun e smartfonëve, fal suksesit të produkteve të bazuara në Android, si Galaxy S III edhe Galaxy Note II. Por çështja më e rëndësishme e kompanisë është se deri në çfarë pike është e gatshme të rrezikojë suksesin dhe të ardhurat për të qënë më e pavarur nga Google.

Sistemi operativ mobil Symbian edhe zyrtarisht është i “vdekur”

Hankil Yoon i Samsung tha se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë për sistemin e tyre operativ Bada. Fujitsu, KT, NEC, Panasonic, SK Telecom, Sprint dhe Vodafone gjithashtu po mbështesin Tizen. Niveli i parave që do të shpenzojnë Samsung dhe mbështetësit e tjerë për marketingun e Tizen do të jetë çelsi i suksesit sipas Francisco Jeronimo, drejtues kërkimesh tek IDC.

Gjithashtu duhen bindur përdoruesit që ka një vlerë më të madhe në përdorimin e smartfonit me një sistem operativ të hapur, gjë që nuk do të jetë e lehtë. “Çmimi dhe eksperienca janë ato për cfarë realisht konsumatorët shqetësohen” tha Jeronimo. (PCWorld Albanian)

Tizen

Lajmet e fundit>