Lajmet

Sistemi për navigim Navsop, sfidon GPS-in

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Sistemi për navigim Navsop, sfidon GPS-in

Një sistem i ri pozicionimi është zhvilluar për të plotësuar ose mbase edhe për të zëvendësuar teknologjitë e tanishme si GPS.

I ndërtuar nga ndërmarrja me seli në Britani të Madhe, BAE Systems, ky sistem mbështetet në sinjalet e njëjta të përdorura nga telefonët celularë, televizionet, radiot dhe Wi-Fi në vend të satelitëve navigues.

Ndërmarrja thotë që Navscop do t’i ndihmonte viktimat brenda ndërtesave gjatë një zjarri dhe të lokalizonte gjërat e vjedhura të fshehura në vendet e parkimit të veturave.

Ai poashtu do të mund të përdorej në një luftë nëse sistemi satelitor i navigimit do të ndalej.

Për momentin, prototipi është një pjesë harduerike në formë të kutisë e vendosur në pjesën e pasme të veturave të BAE, që përmbanë një radio antenë në pullaz.

Porsa të dalë në treg, ai do të jetë i vogël sa një pajisje e vogël GPS që është sot (pak më e madhe se një monedhë), thotë Ramsey Faragher, shkencëtari kryesor në Qendrën për Teknologji të Avansuar BAE në Chelmsford, që është rreth 61 km në jug-lindje të Londrës.

Plotësimi i GPS-it

Për shembull, ka pasur raste kur kriminelët kanë vjedhur vetura dhe kanë përdorur transmetues të GPS-it të blerë në internet, të cilat u kanë pamundësuar poseduesve të veturave që t’i lokalizojnë ato.

Ekzistojnë disa ngjarje natyrore në hapësirë si shpërthimet diellore që rezultojnë me një lëshim të një reje shumë të madhe me grimca të ngarkuara, të cilat, sapo të takojnë atmosferën e tokës, mund të parandalojnë qartësinë e sinjaleve që vijnë nga GPS-i.

Por telefonët celularë, radiot dhe televizionet përdorin sinjale që janë shumë më të fuqishme se sa ato të lëshuara nga sateliti navigues, ashtu që ata transmetojnë nga vetëm disa kilometra larg dhe nuk mund të bllokohen së kaluari.

Navsop i përdor të gjitha këto. “Ne nuk jemi duke thënë që teknologjia jonë duhet domosdoshmërisht të zëvendësoj GPS-in, por në vend të kësaj ta plotësojë atë,” thotë Dr. Faragher.

“Nëse sinjali i GPS-it ekziston, atëherë përdoreni atë. Nëse jo, ne themi që me Navsop, ju mund të përcaktoni në çdo mënyrë vendin tuaj.”

Dhe kjo do të ishte e dobishme në një llojllojshmëri skenarësh, nga përcaktimi i saktë i vendit të trenave në tunele e deri tek lokalizimi i viktimave të zëna nën gërmadhat e ndërtesave pas ndonjë shpërthimi ose tërmeti.

Ai poashtu do të ishte i dobishëm për ushtrinë në rast se njëra anë me qëllim parandalon GPS-in duke bërë të pamundur lokalizimin e njësive të veta.

BAE Systems thotë që për momentin, nuk është e qartë se kur do të dalë në treg kjo teknologji, por në thelb ajo do të mund të përdorej nga shtetet që zhvillojnë teknologji tjera të satelitit navigues.

Për momentin, Rusia ka Glonass dhe Kina është duke e zhvilluar Beidou, të njohur ndryshe si Compass.

Bashkimi Evropian dhe Agjencia Hapësinore Evropiane janë duke zhvilluar Galileo, që paraqet një projekt të ndarë me vlerë 20 miliardë dollarësh. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>