Harduer

Sivjet pritet shitja e iPadit të 100 miliontë

Mar 4 2012
0 Shpërndarje
Sivjet pritet shitja e iPadit të 100 miliontë

Sipas një vlerësimi të bërë nga analistët të cilët e mbulojnë Apple, deri 60 milionë pajisje iPad pritet të shiten, duke sjellë numrin e përgjithshëm të shitjeve që kur tableti ishte paraqitur në prill 2010 në më tepër se 100 milionë. Sipas ndërmarrjes Apple, deri më tani janë shitur diku rreth 55 milionë iPad.

Numri i shitjeve të iPad-ëve së bashku me shitjet e pajisjeve iPhone dhe Macintosh ndihmoi ndërmarrjen Apple që të ketë vlerën në treg prej 500 miliardë dollarëve, një vlerë të cilën pak ndërmarrje të tjera e kanë mbërritur. Cisco, ExxonMobil, General Electric, Intel dhe Microsoft një herë e kanë arritur atë nivel, por më pastaj kanë shënuar rënie.

“Njerëzit kanë qenë duke pritur për ta marrë iPadin e ri,” thotë Shaw Wu, që është analist tek Sterne Agee.

Ai thotë që gjatë këtij viti mund të shiten 55 milionë pajisje iPad vetëm gjatë  këtij viti. Gene Munster, i cili është analist tek Piper Jaffray, thotë ky numër do të jetë 60 milionë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>