Softuer

S’ka Facebook, s’ka Spotify!

Sep 26 2011
0 Shpërndarje
S’ka Facebook, s’ka Spotify!

Megjithatë prej ditës së sotme përdoruesit e rinj që kyçen në shërbimin e Spotify duhet të kenë një llogari në Facebook për t’u kyçur në këtë shërbim . 

Kur janë pyetur për politikat e reja në forumin e Spotify në lidhje me ata që nuk kanë apo nuk dëshirojnë llogari në Facebook, Spotify kishte një përgjigje të prerë: s’ka Facebook, s’ka regjistrim. Tani për tani të gjitha llogaritë e reja duhet të kenë Facebook, ndërsa nëse nuk keni duhet të krijoni një të tillë apo të jetoni pa të dy shërbimet (vlen për lexuesit tanë që gjenden në SHBA apo në ndonjë shtet ku funksionon Spotify).

Spotify siç e dini është një shërbim që ka si synim të shpalos muzikën në jetën shoqërore të përdoruesve. Përmes integrimit në Facebook, Spotify tani synon të ndihmojë dhe të shtyjë para përdoruesit që të gjejnë e zbulojnë muzikë shumë më shumë sesa më parë. “Vetëm klikoni play në Facebook dhe gjithçka fillon” thuhet në moton e tyre. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>