Lajmet

Skandali Cambridge Analytica, Instagram limiton sasinë e të dhënave në dispozicion të zhvilluesve

Apr 5 2018
0 Shpërndarje
Kjo gjë ka shkaktuar probleme tek të gjithë ata zhvillues të cilët krijojnë aplikacione për monitorimin e ndjekës/jo ndjekës të përdoruesve ose aktivitetin e tyre në Instagram. Puna e tyre do të jetë, tashmë, me ritme shumë më të ngadalta. Skandali Cambridge Analytica, Instagram limiton sasinë e të dhënave në dispozicion të zhvilluesve

Lajmi i mirë është që janë rikthyer GIF në historinë e instagramit, por ajo që po kthehet në një problem, është fakti që Instagram ka vendosur të ulë numrin e të dhënave në dispozicion të zhvilluesve, duke e reduktuar limitin.

Kjo gjë ka shkaktuar probleme tek të gjithë ata zhvillues të cilët krijojnë aplikacione për monitorimin e ndjekës/jo ndjekës të përdoruesve ose aktivitetin e tyre në Instagram. Puna e tyre do të jetë, tashmë, me ritme shumë më të ngadalta.

Gjëja që ka shkaktuar më shumë shqetësim ka qenë mungesa e  lajmërimit në lidhje me këtë ndryshim. Nëse Facebook ka njoftuar që do të ndalonte aksesin e aplikacioneve të reja derisa të zgjidhej çështja e privatësisë, asnjë lajm nuk ka pasur nga Instagram që edhe ai do të influencohej nga Cambridge Analytica.

Në këtë mënyrë, mesa duket Instagram ka nxituar të vendosë barriera mbi palët e treta në mënyrë që të evitojë përfundimet e Facebook. Instagram ka vendosur të bashkëpunojë vetëm me partnerë të verifikuar.  /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>