Lajmet

Skandali i korrupsionit në Korenë e Jugut, prokurorët kërkojnë arrestimin e liderit të Samsung Jay Y. Lee

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Prokuroria Speciale e Koresë së Jugut kërkoi arrestimin e liderit të grupit Samsung nën akuzat e dhënies së rryshfeteve me vlerë miliona dollar mikes së Presidentites Park Geun-Hye. Skandali i korrupsionit në Korenë e Jugut, prokurorët kërkojnë arrestimin e liderit të Samsung Jay Y. Lee Photo Source: Getty Images

Pasi morën në pyetje për 22 orë me radhë, shefi i grupit të Samsung Jay Y. Lee vë në rrezik jo vetëm lirinë e tij por edhe të ardhmen e kompanisë. Kjo ngjarja nxiti një mocion mosbesimi nga Parlamenti ndaj Presidentes duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Akuzat e prokurorisë bazohen në një rryshfet 35.42 milion dollarësh dhënë organizatave të Choi Soon-sil, një mike e afërt e Presidentes e cila është në qendër të skandalit.

Ky rryshfet do ti garantonte Samsung shkrirjen e dy filiaeve në 2015-tën duke fortifikuar kontrollin e familjes Lee ndaj Samsung. Prokutorët e çështjes thanë se kishin prova që tregonin se Park dhe Choi kanë ndarë së bashku fitimet nga rryshfeti.

Fati i Lee do të vendosen ditën e Mërkure kur gjykata e Seulit do të japë vendimin nëse do ta arrestojë liderin e e Samsung. Gjigandi i elektronikës me të ardhura që kalojnë shifrat e 230 miliard dollarëve, afro 17% e ekonomisë së Koresë, mohoi akuzat drejtuesit Lee.

Samsung ka pranuar dhënien e fondeve për institucionet dhe organizatat jofitimprurëse por ka mohuar akuzat e lobimit përmes rryshfetit.

Kjo ngjarja ka shkaktuar një termet të fortë politik në Korenë e Jugut. Në Dhjetor Presidentja Park u soll përpara Gjykatës Kushtetuese duke hapur rrugën për zgjedhje të reja në këtë vend.

Kandidati kryesor për postin e Presidentit është ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>