Harduer

Skaner shtathedhur që dixhitalizon dokumentet tuaja gjatë udhëtimeve

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Skaner shtathedhur që dixhitalizon dokumentet tuaja gjatë udhëtimeve

Ju gjithashtu mund të dixhitalizoni dokumentet, kartat e biznesit dhe recetat. Me peshë prej 300 gramë dhe gjatësi 28 cm, Travel Scanner 100 mund të vendoset në shumicën e çantave të laptopëve.

Merr energji përmes USB-së, kështu që nuk do t’ju duhet të transportoni edhe ndonjë ushqyes të madh. Skaneri i kthen dokumentet tuaja të letrës në skedarë PDF me shpejtësi prej 6 faqesh në minutë për faqet bardh e zi me 200 pikë për inç dhe 4 fpm për faqet me ngjyrë në 150 dpi.

Ndërtuar nga Visioneer, Xerox Travel Scanner 100 përfshin edhe softuerët Visioneer OneTouch dhe Nuance PaperPort si dhe NewSoft Presto BizCard për futjen e kontakteve automatikisht në listat tuaja të kontakteve. Në testet e mia, Travel Scanner 100 pranonte çdo dokument dhe fotografi që kam vendosur në të, edhe pse nganjëherë ishte pak i koklavitur. Por opsioni i integruar për drejtimin automatik të letrës nuk lejonte të ndodhte ndonjë gabim.

Opsioni Kofax VRS i skanerit i ndan skanimet bardh e zi nga dokumentet, ilustrimet ose teksti i nënvizuar me ngjyra dhe rregullon në mënyrë automatike ngjyrat e errëta për të krijuar fotografi të përsosura për lexim. Të shtoni edhe ndonjë pajisje shtesë në çantën e laptopit tuaj nuk është e lehtë, por nëse keni edhe pak vend në ndonjë pjesë, ky skaner i dobishëm mund ta shpaguajë veten në ndonjë rast.

 

Lajmet e fundit>