Lajmet

Skanerat e shenjave të gishtërinjve së shpejti edhe në laptopët Chromebook

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Në fund të këtij viti përdoruesit e një laptopi Chromebook me harduerin e duhur mund të kyçin kompjuterin e tyre me skanerin e shenjave të gishtërinjve. Skanerat e shenjave të gishtërinjve së shpejti edhe në laptopët Chromebook Photo Source: IDG

Sipas Chrome Story ky funksionalitet po testohet në versionet Canary të Chrome OS.

Hardueri në fjalë përmendet edhe në disa dokumente ndryshimesh për versionin Chrome OS 58.0.3007.0 i cili u publikua më 14 Shkurt.

Në 2015-ën Chromebook-ët u pajisën me autentikimin përmes Bluetooth-it të një telefoni, një veçori e cila pritet ti bashkohet Windows 10-ës së shpejti. Por Chrome OS ngelet pas në autentikimin biometrik.

Nuk dihet nëse mbështetja për skanerat e shenjave të gishtërinjve vlen edhe për harduerët nga palët e treta apo do të jetë pjesë integrale e çdo Chromebook.

Chrome 58 mbërrin në të gjitha platformat në muajin Prill. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>