Harduer

Skaneri Digitizer i Makerbot do të lejojë këdo të printojë objekte në 3D

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Skaneri Digitizer i Makerbot do të lejojë këdo të printojë objekte në 3D

Shefi ekzekutiv i Makerbot, Bre Pettis prezantoi një skaner të ri, Digitizer Desktop 3D.

Aktualisht vetëm prototipet, por skaneri i gjenratave të ardhshme do të lejojë këdo të skanojë objekte fizike, ti dixhitalizojë dhe ti printojë ato në 3D, pavarsisht nga lloji i dizajnit. Si një tip kopje/ngjitje për objektet e botës reale, Digitizer punon duke përdorur dy lazera dhe një kamera ueb.

Kamera ueb shikon ndriçimin mbi objekt të lazerit, dhe i mbledh të gjtiha pikat në një plan për modelet 3D që mund të printohen. Për ta bërë më magjike ngjarjen lazeri rrotullohet rreth objektit, një proces i përshkruar nga Pettis si “Tron”

Kjo është diçka e vërtetë dhe shumë interesante” tha Pettis.

I aftë për të skanuar objekte në më pak se tre minuta, Digitizer mund të krijojë objekte të vogla ose të mesme rreth 2’’ deri në 8’’cilindra. Digitizer punon me dritë të dobët dhe printon modele të papërshkrueshëm nga uji që mund të përdoren për prototipe.

“MakerBot Digitizer është një mjet i mirë arkivimi, prototipizmi dhe dixhitalizimi të prototipeve, modeleve, pjesëve, sklupturës, artit, bizhuterive etj. Nëse ndonjë gjë thyhet rastësisht, ju mund ta printoni atë përsëri.”

A do të jetë e ardhmja me printerë 3D

Makerbot po e teston skanerin me qëllim që ta nxjerrë në treg publikut të gjerë brenda vjeshtës. (PCWorld Albanian)

skaner 3D

Tags >

printer
Lajmet e fundit>