Lajmet

Skaneri i gjurmëve të gishtërinjve në iPhone nuk ka punuar gjithmonë siç duhet

Oct 18 2013
0 Shpërndarje
Skaneri i gjurmëve të gishtërinjve në iPhone nuk ka punuar gjithmonë siç duhet

iPhone-FingerprintBashkëthemeluesi i AuthenTec, F. Sott Moody, ka shfaqur gjatë këtij muaji në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut shumicën e punës që ndërmarrja e kishte bërë, ku ai tregoi Touch ID-në e Apple për disa studentë të inxhinierisë.

E blerë vitin e kaluar nga Apple për 356 milionë dollarë, AuthenTec është prapa sensorit njohës të gjurmëve të gishtërinjve në iPhone 5S, një pajisje kjo e vogël e vendosur nën butonin home të telefonit.

Sensori përdor një pjesë të gishtit dhe përpiqet ta identifikojë poseduesin e vet dhe përmirësohet vazhdimisht sa herë që e përdorni.

Sipas Apple Insider, identifikimi i tillë me gisht nuk ishte gjithmonë aq i lehtë. Touch ID ishte quajtur fillimisht FingerLoc dhe teknologjia punonte duke u përshtatur. Moody njëherë u bë shefi i teknologjisë në IBM për të testuar sensorin, por ai e kishte keq-identifikuar atë.

Por AuthenTec mendohet se ka ndryshuar sensorin e vet në një pajisje të vogël që kushton vetëm 0.80 dollarë dhe Motorola, Fujitsu dhe Apple në veçanti kanë shfaqur interesim në ndërmarrje.

Tani, pas shitjes dhe paraqitjes së sensorit në iPhone 5S, puna që Moody e ka dhënë është shpërndarë tek milionë njerëz. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>