Lajmet

Skuardra Peek premton lançimin e aplikacionit që shërben për një testim të thjeshtë të shikimit

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Skuardra Peek premton lançimin e aplikacionit që shërben për një testim të thjeshtë të shikimit

Retinal-imaging-by-Peek_Një skuadër që ka ndërtuar një aplikacion që bën direkt ekzaminimin e shikimit ka iniciuar një fushatë për mbledhje fondesh për zhvillimin e kësaj risie në teknologji. Skuardra Peek premton një aplikacion smartfoni dhe adaptues me kosto të ulët për ekzaminim profesional të syrit anë e mbanë botës.

Ky aplikacion është ndërtuar nga ekspertë të fushës për kujdesin ndaj syrit, zhvillues softuerësh dhe dizenjatorë produktesh. Ai ka si qëllim të rrisë kujdesin në një cilësi të lartë ndaj syrit në një mënyrë të thjeshtë në çdo vend të botës. Vjen si pasojë e një bashkëpunimi mes London School of Hygiene & Tropical Medicine, Universitetit Strathclyde dhe Qendrës Glasgow NHS për Kërkimet Okulistike. Të gjithë këta kanë ndërtuar një adaptues që vendoset mbi kamerën e smartfonit i cili i lejon punonjësit e shëndetit të shohin në pjesën e brendshme të syrit dhe të fotografojnë imazhe të kualitetit të lartë për t’ja dërguar mjekëve specialist për përcaktimin e diagnozës së saktë. Si pasojë e kësaj nuk ndihet nevoja e pajisjeve të specializuara duke lejuar kështu ekzaminimin në çdo vend të botës. Me këtë pajisje mund të matet dhe niveli i diabetit dhe presioni i gjakut.

Lançimi mund të vijë në muajin tetor të vitit të ardhshëm. Përsa i përket çmimit, Peer do të shitet me një çmim rreth 95$. Kjo është një pajisje e cila do të jetë një ndihmesë e madhe sidomos për ata që kanë probleme me shikimin dhe jetojnë në vende të varfra ku mundësitë janë minimale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>