Lajmet

Skydrive i Microsoft arriti në 1 miliardë dokumente të ruajtura

Feb 10 2013
0 Shpërndarje
Skydrive i Microsoft arriti në 1 miliardë dokumente të ruajtura

Microsoft lajmëroi se hapësira ruajtëse e tij në shërbimin “cloud” (re) ka arritur numrin rreth një miliardë dokumente të ruajtura dhe gjithashtu ka deklaruar se ka shtuar disa funksionalitete të reja për të shpejtuar ruajtjen e dokumenteve dhe krijimin e lidhjeve për ti ndarë dokumentet me të tjerët.

Edhe pse 1 miliardë mund të duket si shumë, shërbimi më i famshëm i ruajtjes në ”cloud”, Dropbox, ka arritur në më shumë se 100,000,000 përdorues. Sipas faqes informative të kompanisë, përdoruesit ruajnë diku te 1 miliardë dokumenta në Dropbox çdo 24 orë.

Gjatë lajmërimeve Microsoft tha se ka shtuar disa funksione të reja të SkyDrive që do të lehtësojnë ndarjen e dokumenteve me të tjerët sipas kërkesave.

“Së fundmi, ne arritëm një pikë të rëndësishme, përdoruesit tanë janë duke ruajtur mbi 1 miliardë dokumente Office në SkyDrive! Ne jemi shumë të kënaqur nga reagimi i versionit të ri të Office dhe integrimin e mirë të tij në SkyDrive,” shkroi Menaxherja drejtuese e programit në SkyDrive, Sarah Filman në një post në blog.

Javën e kaluar, Microsoft lançoi Office 365 Home Premium, i cili është shumë i integruar në SkyDrive, duke ofruar një ikonë për ruajtjen dhe ndarjen e dokumenteve nëmpërmjet shërbimit ”cloud”.

Të premten, Microsoft lajmëroi funksionin e re në SkyDrive dhe aplikimin Office Web që ofron një mënyrë të re të ndarjes edhe editimit të dokumentave duke mos i kërkuar përdoruesve të hyjnë në llogaritë e tyre. (PCWorld Albanian)

Microsoft-SkyDrive

Lajmet e fundit>