Lajmet

Skydrive lejon redaktimin e dokumenteve pa hyrë në llogari

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Skydrive lejon redaktimin e dokumenteve pa hyrë në llogari

SkyDriveMicrosoft po lehtëson punën për të bashkëpunur në dokumentet “Office” në Web duke i lejuar përdoruesit të punojnë në skedarë pa hyrë në llogarinë e tyre.

Më parë përdoruesve ju duhej një llogari në Microsoft për të punuar në dokumentet e përbashkëta me njerëz të tjerë duke përdorur aplikacionet Office në Web.

Në një post në blog, Microsoft kishte vënë re se përdoruesit, sidomos studentët, stresoheshin kur për të bërë një redaktim të vogël detyroheshin të hynin në llogaritë e tyre ose të hapnin një llogari. Tani, gjithcka iu duhet është një lidhje (link) redaktimi.

Për të krijuar një lidhje redaktimi në Office 2013 ose në aplikacionet Office në Web, duhet të shkoni tek menuja “Skedar” të klikoni mbi “Ndaj” (share).

Në Office 2013 ju do të shihni opsionin “krijo një link të përbashkët” (Get a Sharing Link), me butona për të krijuar lidhje për te redaktuar ose vetëm për ti lexuar materialet.

Në aplikacionet Office në Web, ju do të shihni opsionin “Ndani me njerëz të tjerë” (Share with other people), ndjekur nga një opsion “Krijo një lidhje” (Get a Link). Që këtu shihni për opsione të krijoni lidhje për të redaktuar ose vetëm për ti lexuar materialet.

SkyDrive 1Kini parasysh se Google Docs ofron prej kohësh mundësinë e redaktimit të materialeve pa hyrë në ndonjë faqe. Pasi keni krijuar një lidhje për ta ndarë me të tjerët, përdoruesi ka opsionin që përcakton kush ka akses në dokument, dhe që andej, një opsion për të lejuar redaktimin, komentimin, ose thjesht të drejtat për të parë pa hyrë në llogari.

Gjithsesi, qasja e Microsoftit është më e mirë pasi të lejon të krijosh lidhje të ndara për redaktim apo thjesht shikim të materialeve.

Kjo do të thotë që ju mund ti jepni të drejtat për redaktim një grupi të vogël njerëzish dhe të drejtat thjesht per të parë një grupi më të gjerë, pa patur nevojë te krijoni lista brenda aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>