Softuer

Skype akuzon operatorët mobil se janë lakmitar

Apr 23 2010
0 Shpërndarje
Skype akuzon operatorët mobil se janë lakmitar

Në një blog post, ai ankohet rreth sugjerimeve se tyre se duhet tu lejohet që të kërkojnë taksa tek kompanitë si Skype që ofrojnë shërbime përmes rrjeteve të tyre.

“Pika e parë është se nuk është rrjeti i “tyre” …. Operatorët që bëjnë kësi lloj ankesash tani për tani bartin vetëm të dhëna të një pjese të vogël të udhëtimit të tij anembanë webit” tha ai.

“A do të duhej kompanitë e ujësjellësit që të kërkojnë tatim nga qendrat kopshtare, bërësit e pastave apo prodhuesit e kafes, se po rrisin kërkesën për konsumim të ujit?”/

Ai gjithashtu ka akuzuar operatorët se po kafshojnë dorën që po i ushqen. “Ka pasur një rritje të madhe në shitje të data planeve, vetëm falë paraqitjes së llojeve të ndryshme online të shërbimeve, përmbajtjeve dhe aplikacioneve si Skype, Wikipedia, Spotify apo Facebook” tha ai. “Përmbajtja inovative dhe zhvilluesit e aplikacioneve janë furnizuesit e internetit mobil. Pa ata, operatorët nuk mund të shesin asnjë planë të të dhënave”.

Sahel sigurisht që ka pasur një arsye që është kapur tani. Edhe qeveria Franceze e edhe ajo Holandeze, momentalisht janë duke ekzaminuar ligjin për telekom, gjersa BE-ja është në proces të një rishikim të madh të principeve të neutralitetit të rrjetit.

Neelie Kroes, zëvendës president i Komisionerit Evropian të Komisionit për Agjenda Digjitale, tha më herët gjatë këtij muaji se principi i mos-diskriminimit nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA duhet të ekzaminohet me kujdes.

“Disa janë duke interpretuar principet e mos-diskriminimit si esenciale për të parandaluar që operatorët mobil të kërkojnë pagesa komerciale apo marrëveshje me ofrues të përmbajtjeve që sjellin shërbimet e tyre që konsumojnë shumë përmes rrjeteve transmetuese dhe kërkojnë një nivel të caktuar të shërbimeve për transmetimet e tyre që të jenë efektive” tha ai.

“Ky prospekt ngrit një numër të çështjeve delikate dhe komplekse. Këto çështje duhet të shqyrtohen me kujdes para se BE-ja të jap ndonjë përgjigje të mundshme për rregullatorin”.

Lajmet e fundit>