Vëzhgim

Skype arnon disa lëshime

May 27 2011
0 Shpërndarje
Skype arnon disa lëshime

Përdoruesit e Windows duhet që të jenë të sigurtë që të dalin tërësisht nga Skype, përpara se ta instalojnë këtë përditësim të softuerit. Mbajeni në mend që versioni me burim të hapur i Skype nganjëherë mund të fshihet në tasbar-in në Windows dhe mund të lëshohet automatikisht gjatë ndezjes së kompjuterit, por kjo varet nga tiparet që i keni përzgjedhur gjatë instalimit të këtij softueri.

Sipas një raporti në blogun e Skype, arnimi i vrimës në Skype për Mac do të lëshohet sot.  Përdoruesit e Mac mund ta përmirësojnë problemin vetë duke shkuar në Home/Library/Application Support/Skype, duke fshirë një skedar të quajtur shared.xml dhe duke e rifilliuar Skype. Përdoruesit e Linux mund të përcjellin disa udhëzime.

Problemet e paraqitura të enjten ishin të vegjël., por për dallim nga problemi që kishte ndodhur në dhjetor, i cili preku të gjithë përdoruesit për më shumë se 24 orë. Skype tha që problemet ndodhën nga “një prishje që ndodhi në një përqindje të vogël të sistemeve të përdoruesve, duke rezultuar në pamundësinë e disa komuniteteve tonë për t’u qasur në Skype.”/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>