Biznes

Skype arrin marrëveshje me Ebay dhe të tjerët

Nov 7 2009
0 Shpërndarje
Skype arrin marrëveshje me Ebay dhe të tjerët

Kjo për shkak se një marrëveshje më në fund është arritur mes palëve, që përfshinë eBay dhe formuesit e Skpe, Niklas Zennstrom dhe Janus Friis. Beteja legale mes tyre ka filluar kur eBay është pajtuar të shes pjesëmarrjen e aksioneve prej 65% në Skype, te Silver Lake Partners me 1 shtator të këtij viti. Formuesit e Skype paditën në gjyq, duke deklaruar se eBay po shkelë të drejtat e kopjimit. Dhe në fakt dokumentet treguan se eBay në asnjë moment nuk ka qenë pronare e teknologjisë bërthamë prapa Skype, që quhet Global Index.

Sipas marrëveshjes, Zennstrom dhe Friis, do t’i bashkëngjiten grupit investues që po blen Skype. Ata do të kontribuojnë me softuer nga  ndërmarrja e tyre e re, Koltid. Në kthim, ata do të pranojnë një pjesëmarrje aksionesh prej 14% në Skype. Kur të përfundojë shitja, eBay do të paguhet me një vlerë prej 1.9 miliard dollarë. Megjithëse, kjo është shumë më pak sesa çmimi origjinal i blerjes së Skype. Gjithashtu, shtëpia e ankandeve online do të ketë 30% të aksioneve të Skype.

Lajmet e fundit>