Lajmet

Skype for Business i shtohen dy veçori të reja, Call Analytics identifikon problemet

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Kompania gjithashtu publikoi një version eksperimental të Call Analytics për Skype for Business. Skype for Business i shtohen dy veçori të reja, Call Analytics identifikon problemet Photo Source: Skype

Gjatë një konference me sipërmerrjet në Orlando të Shteteve të Bashkuara, Microsoft prezantoi dy funksionalitete të reja në Skype for Business: “Auto Attendant” dhe “Call Queues.”

Kompania gjithashtu publikoi një version eksperimental të Call Analytics për Skype for Business.

Ky i fundit erdhi në jetë në Prill të 2015-ës dhe u pajis me një aplikacion të dedikuar në Windows Phone në Korrik. Tetori dhe Dhjetori i 2015-ës sollën aplikacionin në iOS dhe Android respektivisht.

Pasi mbuloi të gjitha platformat madhore, Microsoft po fokusohet në përmirësimin e shërbimit. “Auto Attendant” është një sistem i automatizuar i përgjigjes dhe ridrejtimit të thirrjeve hyrëse. Sakaq “Call Queues” dërgon thirrjet tek marrësi i disponueshëm në mënyrë që të pranohen të gjitha.

Së fundi Skype for Business Online Call Analytics është një panel i ri në konsolën Office 365 Admin i cili ndihmon administratorët të identifikojnë dhe adresojnë problemet me thirrjet. Ky shërbimi i ri ofron të dhëna të pasura telemetrike në kohë reale.

Microsoft përfitoi nga rasti të thoshte se Skype ka mbi 1 miliard thirrje në vit. Përdorimi i Skype for Business Online është dyfishuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>