Lajmet

Skype do të lançojë version për iPhone

Mar 31 2009
0 Shpërndarje
Skype do të lançojë version për iPhone

altSipas një raporti të OM Malik, javën e ardshme Skype mund të lançojë një version të sajin për telefonat e famshëm iPhone.

Nëse kjo është e vërtetë, aplikacioni me kosto të ndërgjegjshme mund të bëhet i famshëm, pasi përdoruesit e iPhone po mundohen të kursejnë sa më shumë që është e mundur.

Momentalisht përdoruesve të Skype u duhet të përdorin palë të treta si Fring për t’u qasur në Skype. Vëzhguesit e industrisë kanë parashikuar një version të Skype për iPhone, pasi shërbimi i famshëm tashmë funksionon edhe në pajisjet e celularëve të tjerë.

Versioni i Skype për iPhone nuk do të ofronte përfitime të menjëhershme për të gjithë, por shërbimi ka një potencial të madh në të ardhmen. Nëse një iPhone i ri do të paraqitet gjatë kësaj vere, Skype do të mund ta shndërronte atë në një pajisje portative për video konferenca.
 

Lajmet e fundit>