Lajmet

Skype heq mundësinë për ndryshim të e-mailit pas të metës në siguri

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Skype heq mundësinë për ndryshim të e-mailit pas të metës në siguri

Microsoft-i ka bërë të pamundur opsionin për përdoruesit për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre pasi ekspertët e sigurisë zbuluan një vrimë serioze në softuer që i mundësonte çdokujt që e di e-mailin tuaj që të hakojnë llogarinë tuaj në Skype.

Dobësia iu mundësonte njerëzve që të regjistrohen me e-mail adresa që tashmë ishin në përdorim nga të tjerët dhe pastaj që të mundësojë ndryshimin e fjalëkalimeve për llogaritë e lidhura me atë adresë në mënyrë që të fitojnë qasje në llogarinë tuaj.

Në fakt, çdo kush e dinte që e-mail adresa juaj mund të përdorej për një llogari të re në Skype me të dhe pastaj të ndryshohet fjalëkalimin për llogarinë tuaj të tanishme, e kështu duke e hakuar atë.

Shfrytëzimi së pari u paraqit në disa forume ruse dhe është shfrytëzuar në mënyrë aktive që atëherë, tha Costin Raiu, që është hulumtues i lartë i sigurisë në Kaspersky Lab, në një postim në blog.

Për të protestuar kundër kësaj dobësie, Raiu këshillon që çdo përdorues të ndryshojë e-mail adresat e lidhura me llogaritë e tyre në Skype, të adresave kurrë më parë të përdorura. (PC World Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>