Softuer

Skype, me integrim më të thellë në Windows Phone

Jan 15 2012
0 Shpërndarje
Skype, me integrim më të thellë në Windows Phone

Edhe pse kanë kaluar tetë muaj qysh prej se Microsoft ka blerë Skype’in, ne ende nuk kemi parë një integrim ashtu si duhet të Skype me Windows Phone apo edhe një aplikacion në vete për këtë platformë. Megjithatë, Rick Osterloh thekson se kjo pritet që së shpejti të ndryshojë. 

Nëse është për t’iu besuar, integrimi me Skype në Windows Phone do të paraqitet me Appolo, që është version tjetër i radhës i Windows Phone dhe që do të paraqitet pas tango (që do të jetë një përditësim i vogël).

Megjithatë, Microsoft ka gjasë që të sjellë një aplikacion Skype për platformën Windows Phone përmes Windows Marketplace, që me gjasë do të jetë specific për disa pajisje që kanë kamerë të përparme. Gjithashtu pritet edhe një integrim me Windows 8 dhe Xbox 360, që nënkupton një mundësi të shkëlqyer për video thirrje në TV dhe nën përkrahjen e Xbox Kincet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>